FLASH :

Shabani justifikohet për prishjen me Lapajn, shpërthen Arjan Konomi: E quan “burrë ku*vë”!

Pas përplasjeve të ashpra që kanë ndodhur ditët e fundit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes për debatet e tyre lidhur me mandatin e vetëm që fitoi koalicioni “Shqipëria Bëhet” tensioni ka marrë një kthesë të re. Pas deklaratave të shabanit se daja i Lapajt po i heq mandatin të nipit, tani është Arjan Konomi, gazetar dhe analist i njohur që ka shpërthyer publikisht me akuza të rënda dhe gjuhë fyese ndaj Shabanit.

I ftuar në A2CNN, Shabani deklaroi se përplasjet nisën për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme dhe ambicieve për përfaqësim në Kuvend. Ai u shpreh se ishte rënë dakord paraprakisht që, nëse do të fitonin vetëm një mandat, ai nuk do t’i takonte Adriatik Lapajt, për shkak të rolit më të theksuar të këtij të fundit në fushatë. Sipas Shabanit, Lapaj kishte premtuar dorëheqjen gjatë numërimit të votave, por më pas u tërhoq dhe nisi ta “zvarriste” çështjen. Por deklarata nuk u prit mirë nga analisti Arjan Konomi, i cili reagoi me tone tejet të ashpra në një video në rrjete sociale, duke fyer rëndë Shabanin dhe e akuzuar për manipulim dhe egoizëm politik. Fjalori vulgar dhe sulmet personale kanë ngritur alarmin për nivelin e përplasjes publike brenda një lëvizjeje që nisi si alternativë qytetare, por që po rrënohet nga konfliktet personale dhe mungesa e etikës.

“O Endri Shabani, o mashkulli me ku*vë që ekziston, si more manipulon edhe fjalët e mia? Si manipulon, del në një emision televiziv dhe thua se unë paskam thënë për fëmijët e Zeqirit që do t’i pështyj në fytyrë. Jo mo jo, kam thënë për Zeqirin që do e pështyj në fytyrë, por do të pështyj edhe ty në fytyrë. Unë i pari, nëse më dalësh përpara, Endri Shabani, po ta them publikisht e nuk kam frikë. Po je skuth, një mashkull legen, një mashkull që ke një javë që merresh me mua, më ke sjellë 3 herë, më ke prishur pushimet në Tiranë për të gjetur një marrëveshje, për të rënë në një rrugë zgjidhjeje, për të mirën e koalicionit, për të mirën e punës dhe përpjekjeve që bëmë të gjithë bashkë. Po ti more, ti do vetëm veten tënde, egon tënde të sëmurë, ti qelbesh erë baltë nga e ke origjinën, edhe pse ke bërë Oksfordin e s’ke bërë asgjë tjetër. Ti që do të bëhesh deputet, ti që do të bëhesh kryetar bashkie, ti që i do të gjitha pa bërë asgjë, ti që nuk e lëviz asnjëherë atë pr***ën tënde si shitëse bulmeti dhe ato shalët e tua të shpifura nëpër Shqipëri, nëpër fushatë apo nëpër botë. Që ndejte me atë merimangën në dorë si surrati jot, si zhabë, si kukumjaçkë, dhe tani po na prish e po çon në manipulim gjithë ato që themi… Nuk kam thënë unë për Saren e për Ymerin që do t’i pështyj, kam thënë për Zeqirin, se ne kemi prindër, por prindërit tanë kanë një moral…”