FLASH :

Serie A/ Venezia pikë shprese në Como, Parma dhe Torino barazojnë 2-2!

Milani dhe InteriOra 18:00 zbret në fushë sfidën Leçe – Milan, me Medon Berishën që rikthehet titullar te vendasit. Mbrëmja mbyllet në “Meazza” me sfidën Inter – Monza e cila merr jetë në 20:45.Serie A e futbollit në Itali luan raundin e 28-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi me dy barazime. Como u ndal 1-1 nga Venezia, ndërsa në Parma u shënuan katër gola. Ora 18:00 zbret në fushë sfidën Leçe – Milan, me Medon Berishën që rikthehet titullar te vendasit. Mbrëmja mbyllet në “Meazza” me sfidën Inter – Monza e cila merr jetë në 20:45.Në “Giuseppe Sinigaglia” të Comos, vendasit u ndalën 1-1 në fund nga Venezia. Skuadra e Fabregas kishte pësuar humbje sfidën e parë dhe kërkonte pikët e plota para tifozëve të saj, duke parë edhe renditjen e kundërshtarëve. Mirëpo në fushë ndeshja kishte tjetër rezultat. Paçka se Como kaloi në epërsi në minutën e 49-të me Ikone, goli i barazimit erdhi nga penalltia e Gytkjaer në minutën e pestë shtesë. Kështu Venezia merr një pikë në udhëtim dhe siguron barazimin e tretë radhazi, por ndodhet ende në zonën e ftohtë.