Qeveria serbe nënshktroi një kontratë gjigande me kompaninë izraelite Elbit Systems për blerjen e 1.63 miliardë dollarëve armë dhe sisteme luftarake.
Sipas marrëveshjes, Elbit Systems do të furnizojë ushtrinë serbe me një gamë të gjerë armësh dhe sistemesh për të përmirësuar aftësitë e saj si pjesë e një procesi të vazhdueshëm modernizimi.
Javën e kaluar, Elbit raportoi në Bursën e Tel Avivit se kishte nënshkruar një marrëveshje të madhe me vlerë 1.63 miliardë dollarë, pa zbuluar se cili vend evropian po i blinte pajisjet e saj.
Paketa përfshin dronin më të madh të Elbit, Hermes 900, së bashku me raketa precize me rreze të gjatë veprimi, sisteme lufte elektronike dhe platforma komande dhe kontrolli të dizajnuara për të përmirësuar operacionet e betejës.
Kompania tha se refuzimi i saj për të zbuluar klientin ishte në përgjigje të një kërkese konfidencialiteti nga klienti.

Një burim sigurie i tha Calcalist se Ministria e Mbrojtjes e Serbisë synon që përmes këtij prokurimi të përmirësojë ndjeshëm aftësitë e saj operacionale, veçanërisht në dritën e luftës së vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila tani është në vitin e saj të katërt. Elbit Systems nuk pranoi të komentojë më tej mbi raportin.