FLASH :

Selena Gomez feston në Cabo me mikeshat, ndërsa përgatitet për dasmën me Benny Blanco

Selena Gomez ka festuar fundjavën në Cabo San Lucas të Meksikës, ku u pa në një jaht luksoz me mikeshat e saj më të afërta.

33-vjeçarja mahniti me një kostum banje të zi elegant, ndërsa shijonte kokteje, kërcime dhe momente argëtimi me shoqërinë. Këngëtarja, e cila pritet të martohet në shtator me producentin muzikor Benny Blanco, ishte e shoqëruar nga mikeshat Ashley Cook, Raquelle Stevens, Courtney Lopez dhe kushërira e saj Priscilla Marie.

 Megjithatë, shoqja e saj më e mirë, Taylor Swift, nuk u pa në festë, edhe pse pritet të jetë e pranishme në dasmë së bashku me partnerin e saj, Travis Kelce.

Në të njëjtën kohë, Blanco festoi beqarinë në Las Vegas me rreth 25 miq, duke kaluar kohë në një spa.

Burime pranë çiftit kanë zbuluar se ceremonia e martesës do të jetë intime, vetëm me familjarë dhe miq të ngushtë.

Selena ka ndarë së fundmi edhe detaje rreth ushqimit që dëshiron të shërbehet ditën e madhe, duke thënë se preferon “biskotat me salcë” në vend të një torte tradicionale.