Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për rastin e Belinda Balluku, ku po shqyrtohet ankimi i kryeministrit Edi Rama pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Seanca me relator Sandër Becin nisi në orën 10:00 dhe po zhvillohet pa praninë e zv.kryeministres, pasi ajo nuk është palë në këtë çështje. Këshilli i Ministrave po përballet me dy prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Si palë të interesuara kanë dërguar përfaqësues edhe Presidenca dhe Kuvendi. Ndërkohë, GJKKO nuk ka dërguar përfaqësues me argumentin se pjesëmarrja e tyre si palë do cenonte parimin e ndarjes së pushteteve.









