FLASH :

Gjoba deri 1 mln lekë/ Momenti kur policia kap “të fortët” me motorë uji që bënin spektakël

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Vlorë, me fokus në verifikimin e dokumentacionit dhe zbatimin e rregullave të lundrimit për mjetet detare të argëtimit.

Gjatë kontrolleve nga Ksamili në Sarandë, janë verifikuar 132 mjete lundruese, nga të cilat 41 rezultuan në shkelje të ligjit dhe u bllokuan nga autoritetet. Konkretisht, u ndaluan:

  • 7 Jet Ski
  • 34 gomone dhe skafe

📋Shkeljet dhe masat administrative:

  • 3 raste për shkelje të perimetrit të sigurisë: 100.000 lekë gjobë secili
  • 2 raste për tejkalim të numrit të lejuar të personave në bord: 30.000 lekë secili
  • 1 rast për ushtrim aktiviteti pa licencë: 100.000 lekë
  • 1 rast për mosregjistrim të pronësisë: 20.000 lekë
  • 34 raste për mungesë dokumentacioni: 10.000 lekë secili

Policia Kufitare u bën thirrje pronarëve dhe përdoruesve të mjeteve lundruese të respektojnë perimetrin e sigurisë për pushuesit dhe të jenë të pajisur me dokumentacionin e plotë ligjor.

Autoritetet njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë dhe intensifikohen përgjatë sezonit turistik për të garantuar sigurinë në plazhe. Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.