FLASH :

Sara Hoxha “rikthehet” në dashuri? Fotot e pushimeve ngjallin dyshime për një lidhje të re

Sara Hoxha po e shijon verën pranë vajzës së saj Poem Blu, larg zhurmës së jetës së përditshme. Influencerja ka ndarë disa imazhe të ëmbla buzë detit, ku duket qartë qetësia dhe lumturia që i shoqëron këto ditë pushimi. Destinacioni nuk është zbuluar, por fotot flasin vetë për bukurinë e momentit.

Megjithatë, postimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje. Kush po e shoqëron Sarën? Në disa foto duken figura mashkullore të panjohura për publikun. Dyshohet se ajo mund të jetë në një romancë të re me një djalë, që thuhet të jetë biri i një biznesmeni të njohur nga Tirana. Mediat kanë raportuar se ata janë parë bashkë si në Tiranë, ashtu edhe në jug të vendit.

Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë, Sara pranoi publikisht se ende ndiente diçka për Ledri Vulën dhe se nuk ishte gati për një lidhje të re. Por tashmë, me sinjalet që jep në rrjete sociale dhe aludimet në një emision televiziv ku përmendi “fushën e kërcimit”, duket se gjërat kanë ndryshuar.

Ndërkohë, edhe Ledri është parë në shoqërinë e Rina Zaitit, ndërsa nëna e tij, Xheraldina, ka komentuar ndarjen me Sarën si një moment të vështirë për familjen, por ka theksuar se marrëdhënia e saj me Sarën vazhdon të jetë e mirë dhe e respektueshme për hir të vajzës së tyre Poem.

Tashmë mbetet vetëm çështje kohe para se paparacët të sjellin foton e parë të çiftit të ri të mundshëm.