Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën e Kavajës, në zonën përballë kishës katolike, ku shihen katër makina të përplasura me njëra-tjetrën. Mjetet janë të tipit Smart, dy Volkswagen dhe një Opel. Është e çuditshme që, edhe pse në Tiranë ka trafik dhe shpejtësitë janë të kufizuara për shkak të fluksit, përsëri ka ndodhur një aksident i katërfishtë, çka tregon se makinat nuk kanë respektuar distancën e sigurisë mes njëra-tjetrës.










