Në janar, Samsung prezantoi një pajisje të re revolucionare Galaxy Z me 3 pjesë të palosshme, por nuk u përmend fare gjatë eventit të fundit “Unpacked”. Megjithatë, kompania ka konfirmuar zyrtarisht se planifikon të prezatojë një smartphone të tillë deri në fund të vitit 2025.
TM Roh, kreu në detyrë i divizionit të pajisjeve të Samsung, deklaroi për The Korea Times: “Po punojmë intensivisht për një smartphone me tre pjesë të palosshme me synimin për ta hedhur në treg në fund të këtij viti. Jemi të fokusuar në përmirësimin e produktit dhe përdorshmërisë së tij, por ende nuk kemi vendosur një emër përfundimtar.”
Një tjetër ekzekutiv anonim i Samsung-it konfirmoi të njëjtën gjë për Android Authority, duke forcuar përkushtimin e kompanisë ndaj risive në tregun e pajisjeve me ekran të palosshëm.

Më parë, Samsung prezantoi Galaxy Z Fold 7 Ultra, por ai dukej se kishte vetëm dy ekrane, si modelet e mëparshme. Kjo ngjalli dyshime mbi atë që e bënte “Ultra”, duke qenë se Galaxy Z Fold 7 përfshin shumicën e veçorive të Galaxy S25 Ultra. Disa thashetheme sugjerojnë se pajisja me palosje të trefishtë mund të quhet Galaxy G Fold, për shkak të formës “G” që merr pajisja kur paloset.
Samsung nuk do të jetë kompania e parë që hedh në treg një smartphone të tillë. Huawei tashmë ka prezantuar Mate XT, një pajisje në formë akordioni që kushton rreth 2,800 dollarë. Megjithatë, pajisja e ardhshme e Samsung-it pritet me interes të madh dhe mund të revolucionarizojë përvojën e përdoruesve me më shumë fleksibilitet, hapësirë ekrani dhe funksionalitet.