Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar në samitin e BE-së se ndryshimet që po kalon bota janë historike dhe se nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ajo ka theksuar se gjeopolitika ka marrë një kthesë të papritur, duke u kthyer në një çrregullim botëror, i nxitur nga agresioni i Rusisë nën udhëheqjen e Vladimir Putin.
Sipas von der Leyen, Europa ka ngritur gardhin e saj, duke qëndruar e bashkuar dhe e gatshme për të përballuar sfidat që i ka sjellë pandemia dhe lufta në Ukrainë.
Von Der Leyen: Ndryshimet që po kalojmë janë historike nuk ka dyshim. Është kthyer gjeopolitika, ajo që perceptuam si rend botëror po kthehet në çrregullim botëror i nxitur nga Putin.Sot Europa është zgjuar, i ka sytë hapur. E dimë që duhet të ecim përpara, të mbyllim hendekun e inovacionit, duhet të zgjerojmë e thellojmë rrjetin e partneritetit në mbarë botën. Nga pandemia e lufta e Ukrainës na ka sfiduar, por Europa ka dalë prej tyre më e madhe dhe më e fortë.
Europa është bashkuar më shumë dhe ka qëndruar e bashkuar në mbështetjen e saj për Ukrainën. Vetëm fakti që jemi të ulur së bashku me ju Volodymir është provë e bashkimit tonë të palëkundur, të çeliktë. Gjatë rrugës shumica e anëtarëve të KPE kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.
Jemi të gatshëm të sjellim Putinin në tryezë, kjo luftë duhet të përfundojë. Volodymir ka përshkruar të gjithë atë ortek të ditëve të fundit, ne duam paqe. Por punojmë për grupin tjetër të sanksioneve.