Një numër gjithnjë e më i madh përdoruesish po i drejtohen inteligjencës artificiale për të diskutuar çështje personale, por CEO i OpenAI, Sam Altman, ngre shqetësime mbi privatësinë e këtyre bisedave. Në një intervistë të fundit në podcast-in “This Past Weekend” me Theo Von, Altman theksoi se, ndryshe nga një bisedë me psikologë apo avokatë, ajo me ChatGPT nuk është e mbrojtur nga ligji në të njëjtën mënyrë.
“Përdoruesit flasin për tema shumë personale, por nëse ndodh një proces ligjor, mund të jemi të detyruar t’i dorëzojmë këto biseda,” paralajmëroi Altman.
Sipas tij, të rinjtë janë veçanërisht të prirur t’i kërkojnë ndihmë emocionale inteligjencës artificiale, shpesh duke ndarë ndjenja ankthi, vetmie apo shqetësime mbi marrëdhëniet personale. Megjithatë, shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm për faktin se bisedat me ChatGPT ruhen për deri në 30 ditë dhe në disa raste mund të përdoren për arsye sigurie apo ligjore.
Altman bëri thirrje për krijimin e një kuadri të ri ligjor që do të mbronte konfidencialitetin e bisedave mes përdoruesve dhe teknologjisë, në mënyrë të ngjashme me mbrojtjen që ofrohet.