FLASH :

Salianji dhe Veliaj, nesër përballë drejtësisë: A do të lirohen dy të burgosurit VIP?

Një ditë e pazakontë në drejtësinë shqiptare pritet të zhvillohet nesër, më 8 Korrik, kur dy figura të njohura politike, Ervin Salianji dhe Erjon Veliaj, do të kërkojnë lirinë në seanca paralele gjyqësore – njëri në Gjykatën e Lartë dhe tjetri në Gjykatën e Fierit.

Salianji, i dënuar me 1 vit burg për çështjen “Babale”, kërkon lirim me kusht pasi ka shlyer 2/3 e dënimit. Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve konfirmojnë se ai ka marrë një karakteristikë pozitive nga Shërbimi i Provës, çka i rrit ndjeshëm shanset për t’u liruar.

Në anën tjetër, Erjon Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Durrësit nën hetim nga SPAK, kërkon lirim të menjëhershëm ose masë më të butë si arrest shtëpie. Por ndryshe nga Salianji, mbi Veliajn rëndojnë akuza të rënda dhe një klimë e thellë kundërshtimi, si në sistemin e drejtësisë ashtu edhe në arenën politike.

Të dy janë figura kyçe të brezit të ri politik — Salianji në PD dhe Veliaj në PS — por me fat krejt të ndryshëm përpara gjykatës. Ndërkohë që vendimi për secilin mund të ndikojë dukshëm në klimën politike të verës, pritshmëritë janë më të mëdha për lirimin e Salianjit.

A do jetë 8 Korriku dita e lirimit për të dy, apo do kemi një tjetër kapitull kontrasti mes drejtësisë dhe politikës