Në Qarkun e Lezhës, përballja elektorale e vitit 2025 zhvillohet mes dy figurave që përfaqësojnë modele shumë të ndryshme të politikës dhe lidershipit: Ulsi Manja nga Partia Socialiste dhe Agron Gjekmarkaj nga Partia Demokratike.
Ulsi Manja, një jurist me karrierë të gjatë në drejtësi dhe aktualisht Ministër i Drejtësisë, vjen në këtë garë me një profil institucional dhe një fokus të qartë tek vazhdimi i reformës në drejtësi, forcimi i shtetit ligjor dhe konsolidimi i rolit të shtetit. Ai përfaqëson vijimësinë e pushtetit aktual dhe premton stabilitet dhe investime për zhvillimin e Lezhës.
Agron Gjekmarkaj, një analist dhe pedagog i njohur, me një zë kritik dhe shpesh polemik në arenën publike. Si nënkryetar i Kuvendit dhe drejtues i PD-së për Lezhën, ai artikulon një alternativë që synon ndryshimin e sistemit, kthimin e besimit qytetar dhe fuqizimin e zërit të të rinjve dhe shtresave të zhgënjyera.
Kjo përballje nuk është vetëm politike, por edhe simbolike: ajo vendos përballë njeriut të shtetit me rrënjë në strukturat e PS-së dhe një figurë publike të formuar në arsim e media, që sfidon status quo-në. Zgjedhja që do të bëjnë qytetarët e Lezhës do të jetë tregues i thellë i drejtimit që kërkojnë për të ardhmen: stabilitet apo ndryshim, sistem apo alternativë.
Historiku

Sa vota do të duhen për të nxjerrë një mandat në Lezhë?

8 941 vota për mandat, është një numër i vështirë për t’u projektuar në ndarjen finale të qarkut mes PD dhe PS. Kjo pasi historikisht ka pasur një balance 3 me 3 , dhe në 2021, mandati i LSI kaloi tek PD. Mirëpo, për fare pak vota të zhvendosura, ky mandat mund të shkojë këtë vit tek PS dhe të bëhet përmbysja historike në Lezhë.







