Evropa Jugore është përfshirë nga një tjetër valë ekstreme të nxehti, me temperatura që në disa qytete të Spanjës kanë kaluar 40°C, ndërsa në Itali, Greqi, Portugali e Francë janë shtuar rastet e urgjencave shëndetësore dhe gatishmëria e autoriteteve është rritur. Edhe Shqipëria po përjeton temperatura mbi mesataren sezonale, me sinoptikanët që paralajmërojnë se vala përvëluese do të zgjasë edhe për disa ditë.
Sipas ekspertëve të shëndetësisë, temperaturat ekstreme mund të shkaktojnë sëmundje serioze, që nga përkeqësimi i gjendjes së pacientëve me sëmundje të zemrës apo frymëmarrjes, deri te hipertermia apo meningjiti aseptik – një gjendje e rrallë por e rrezikshme e shkaktuar nga nxehtësia. Më të rrezikuarit janë të moshuarit mbi 65 vjeç.
Ndërkohë, zjarret janë rikthyer në Siçili dhe Greqi, ku autoritetet po përballen me një emergjencë të dyfishtë: përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e popullsisë nga rreziku i nxehtësisë. Ekspertët paralajmërojnë se me përshpejtimin e ndryshimeve klimatike, Europa është dyfish më e ekspozuar ndaj këtyre fenomeneve dhe kërkojnë nga qeveritë masa të menjëhershme për adaptim – si strehat me ajër të kondicionuar, informim të zgjeruar publik dhe plane për mbrojtjen e grupeve më vulnerabël.



