Të paktën shtatë persona vdiqën pas shembjes së dy urave hekurudhore në Rusi gjatë natës. Shkaku i të dy incidenteve mbetet ende i panjohur dhe autoritetet nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar deri tani.
Rusi- Të paktën shtatë persona vdiqën pas shembjes së dy urave hekurudhore në Rusi gjatë natës.
Fillimisht një tren pasagjerësh doli nga shinat pasi një urë u shemb mbi të në rajonin e Bryanskut, duke shkaktuar vdekjen e makinistit dhe gjashtë personave të tjerë.
Në aksident u plagosën gjithsej 30 persona, ndërsa vijojnë kërimet për personat që mund të kenë mbetur në rrënoja. Treni po udhëtonte nga Moska drejt Klimovit në momentin e ngjarjes.
Autoritetet lokale deklaruan fillimisht se incidenti mund të jetë shkaktuar nga “ndërhyrje të paligjshme”, pa dhënë detaje të tjera.
Ndërkohë vetëm disa orë më vonë, një tjetër urë u shemb në rajonin e Kurskut, ndërsa një tren mallrash po kalonte mbi të. Sipas zyrtarëve lokalë, një nga makinistët e trenit u plagos gjatë përplasjes.
Shkaku i të dy incidenteve mbetet ende i panjohur dhe autoritetet nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar deri tani.
