Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj personale. Gjatë një interviste për Top Channel, Dembacaj tregoi se në janar të vitit të kaluar kishte pësuar një abort spontan, gjatë një shtatzënie që ishte fryt i lidhjes së saj me partnerin aktual, Mark Frroku.
“Unë vjet në janar kisha një abort spontan. Nuk kishte një shkak të caktuar,” – u shpreh aktorja, duke theksuar se humbja erdhi pa ndonjë arsye të përcaktuar mjekësore.

Megjithatë, Dembacaj tregoi se kjo ngjarje e dhimbshme u kthye në një moment reflektimi për të dhe Markun. “Zgjodha ta përkthej në një anë tjetër që kaluam ne të dy, në të 6-të. Na shërbeu për shumë gjëra, vazhduam, shpresuam,” shtoi ajo.
Rudina Dembacaj është nënë e një vajze nga martesa e saj e mëparshme me Viktorian, ndërsa aktualisht jeton një histori dashurie me Mark Frrokun.