FLASH :

Rrugët në kaos, Milot–Shkodër–Lezhë totalisht në kolaps

Prej më shumë se dy orësh, qarkullimi në autostradën e re Fushë-Milot–Shkodër–Lezhë është bllokuar, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve.

Shkaku i bllokimit ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të normalizuar situatën. Drejtuesit e automjeteve u bëjnë thirrje udhëtarëve të përdorin rrugë alternative deri në zhbllokimin e aksit.