FLASH :

Rruga Qukës-Qafë Plloçë është gati, do të hapet nesër në orën 11:00

Rruga Qukës-Qafë Plloçë do të hapet për qarkullim ditën e nesërme.

Projekti për ndërtimin e kësaj rruge ka nisur që në vitin 2008 dhe është ndryshuar disa herë.

Por tashmë është gati! Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë do të hapet ditën e nesërme (5 shtator) në orën 11:00.

Projekti Qukës-Qafë Plloçë është një projekt me shumë problematika, me shumë kompleksitete por që falë një pune të mirë që është bërë nga të gjitha strukturat, nesër paradite në orën 11:00 Qukës-Qafë Plloça bëhet totalisht e aksesueshme për automjetet, totalisht e përfunduar dhe me sinjalistikën e vendosur tashmë”, deklaroi zv/Kryeministrja Belinda Balluku në konferencën “Shqipëria Turistike 2030”.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë shmang Prrenjasin, Qafë-Thanën dhe Pogradecin.Kjo rrugë është 43 kilometra dhe ka kushtuar 260 milionë euro.