FLASH :

Rrjedhja e përgjimeve, i vetmi mjet që SPAK dhe Dado kishin për të demaskuar aparatin e ndyrësive

Publikimi dhe shpërndarja e përgjimeve nga mediat, të cilat i përkasin një çështjeje e cila është ende nën hetim, ngjall interes për mënyrën sesi po trajtohet ky proces hetimor. Organet e drejtësisë janë në qendër të besimit, por duket se këtë here janë vënë nën presion të drejtpërdrejtë nga një makineri propaganda.
Prokuroria dhe SPAK-u, si institucione që duhet të jenë të rezervuara dhe të besueshme maksimalisht, janë vendosur në shënjestër të sulmeve dhe manipulimeve nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në mungesë të një aparati shtetëror dhe mediatik në dispozicion, “rrjedhja” e përgjimeve të Veliajt, qoftë e qëllimshme apo jo, ishte e vetmja gjë e duhur për tu bërë për të bindur opinionin publik se kush është maskarai dhe kush është në krahun e drejtë në këtë rast, pra një formë për të zbuluar publikisht se me çfarë figurash dhe çfarë presionesh ka të bëjë drejtësia dhe si i vetmi mjet për tu mbrojtur nga maskarada dhe propaganda e financuar nga lekë të pista.

Përmes kësaj rrjedhjeje, është bërë i qartë edhe pozicioni moral dhe institucional i SPAK dhe prokurorit Olsi Dado, në krah të ligjit dhe të së drejtës, dhe në anën tjetër një pushtet që në vend të transparencës, përdor propagandën dhe manipulimin.