Rreziqet e shëndetit që vijnë nga netët e nxehta, si t’i parandaloni

Kjo verë ka shënuar rekorde të temperaturave të larta përvëluese e të dëmshme për shëndetin. Vapa, sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, është e rrezikshme dhe shpesh vdekjeprurëse, sidomos për të miturit dhe të moshuarit.

Sidoqoftë, rreziku për shëndetin nuk vjen vetëm nga vapa gjatë ditës por edhe temperaturat e nxehta gjatë natës.

Rreziqet për shëndetin nga vapa e natës

Drobitja nga vapa është më se e zakonshme jo vetëm gjatë ditës por edhe natën. Ajo ndodh kur temperatura e trupit rritet deri në 39.5 gradë.

Kjo drobitje shoqërohet me të përziera, dhimbje koke, marramendje apo humbje të vetëdijes.

Njerëzit e prekur nga sëmundjet e zemrës apo obeziteti janë më të rrezikuar nga pasojat negative të vapës jo vetëm gjatë ditës por edhe gjatë natës.

Rreziku është i lartë gjatë natës kur njeriu është në gjumë dhe nuk është freskuar mjaftueshëm.