Një 19 vjeçar është rrëmbyer nga dy persona në vendin e quajtur Qafë Gjashtë në Sarandë.
Personi i rrëmbyer është me precedentë penalë ndërsa dy personat që dyshohet se e kanë marrë me forcë për një kohë të caktuar janë dy vëllezër nga Saranda.
Në orën 15:00 policia njoftoi se shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.