FLASH :

Rrëfehet gruaja që dashuroi një Brad Pitt të sajuar me AI, i dha 800 mijë euro për një “ëndërr”

Dizajnerja e brendshme franceze, Anne Deneuchatel, 53 vjeç, ka rrëfyer një histori të jashtëzakonshme mashtrimi që e ktheu jetën e saj përmbys por që në fund, sipas saj, i solli edhe një çlirim të madh personal.

Në librin e saj të ri “Je ne serai plus une proie” (Nuk do të jem më pre), ajo tregon se si ra në kurthin e një grupi mashtruesish nga Nigeria, të cilët pretendonin se ishin aktori hollivudian Brad Pitt. Gjatë 14 muajve komunikimi intensiv, ajo përjetoi një “romancë” virtuale të mbushur me mesazhe dashurie, premtime martesash dhe histori të sajuara për sëmundje terminale, të cilat çuan në transferimin e mbi 800,000 eurove.

Historia nisi me një mesazh në Instagram, gjoja nga nëna e Brad Pitt-it, e më pas u zhvendos në platformën Telegram. Anne rrëfen se ishte në një martesë të palumtur me një “milioner manipulativ” dhe se ndjesia e dashurisë virtuale e mbajti “gjallë”. Ajo financoi “dërgesa dhuratash”, shpenzime spitalore për “kancer të veshkave”, e deri te penalitete për vonesa xhirimesh.