FLASH :

Rradhë të gjata në kufi, shqipet nga Maqedonia mbërrijnë për Shqipëri-Serbi

Fluksi i shtuar i automjeteve ka krijuar rradhë të gjata në kufirin shqiptar në Qafë Thanë, ku shqiptarët nga Maqedonia e Veriut po kalojnë për të mbërritur në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e kombëtares Shqipëri-Serbi. Nga qytetet si Kërçova, Struga, Tetova dhe zona të tjera, shumë shqiptarë kanë marrë rrugën drejt kufirit për të mbështetur kombëtaren, ndërsa atmosfera është elektrizuese.

Të emocionuar dhe besnikë të rregullt të ndeshjeve të Shqipërisë, ata shpresojnë për një fitore të madhe mbrëmjen e sotme. Euforikë dhe të mbushur me energji, tifozët shprehin dëshirën për të parë një ndeshje të paharrueshme që do të sjellë një rezultat të suksesshëm për kombëtaren e Shqipërisë.

Në pikën kufitare të Qafë Thanë, autoritetet kanë organizuar punën me tre sportele në hyrje dhe tre në dalje për të përballuar fluksin e lartë të automjeteve. Megjithatë, numri i madh i mjeteve ka shkaktuar një ngarkesë të konsiderueshme dhe ka sjellë krijimin e rradhëve të gjata, duke i detyruar udhëtarët të presin disa orë për të kaluar kufirin.