Mbrëmja e së shtunës finalizoi edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania” me një emision të mrekullueshëm, me plot debate të nxehta si dhe momente të mbushura me humor, kjo gjatë “Post Big Brother VIP Albania”.
Në fund, teksa banorët u pyetën rreth planeve të tyre të verës, artistja, Rozana Radi, ka zbuluar së fundmi se një tjetër bashkëpunim me Noizy-n do të publikohet shumë shpejt.
Ledion Liço shtoi duke pyetur nëse ky projekt do të jetë vazhdimi i këngës legjendare “Mr. Yesterday”, diçka që këngëtarja e konfirmoi duke pohuar se “Mr. Yesterday 2” do të publikohet shumë shpejtë.
Kujtojmë se dy vite më parë Rozana e ka konfirmuar që do të ketë një bashkëpunim me Noizyn nëpërmjet një InstaStory dhe mesa duket këtë këngë do të mund ta shijojmë brenda këtij viti.
Gjithashtu artisti i dashur, në një nga koncertet e tij “Alpha Show” ka përshëndetur Radin duke thënë:
“Rozi, të dua shumë. Unë jam personi i fundit që mbaj këto lloj fjalimesh, por po vazhdoj pak ashtu siç di unë të flas.“