FLASH :

Roboti i dehur” në sulm ndaj qytetarëve në Kinë/ “Nesër” i presim si armaturë të shtetit

Teknologjia nuk ndalon së habituri dhe videoja më e fundit që po bën xhiron e botës vjen nga Kina. Në pamjet e publikuara shihet një robot humanoid, i cili gjendet përballë një qytetari dhe papritur i sulet duke i goditur motorin.

Kjo është dëshmi e asaj se sa larg ka arritur zhvillimi i teknologjisë. Robotët tashmë duken identikë me njerëzit dhe lëvizjet e tyre po bëhen gjithnjë e më të natyrshme, aq sa shumëkush frikësohet se “nesër” mund të shndërrohen në armaturën e një shteti.

Kjo video është cilësuar si një paralajmërim i heshtur për botën: jemi vetëm një hap larg momentit kur robotët do të kenë rol real në shoqëri, e ndoshta edhe në fushën ushtarake.