Rita Ora u shfaq krejt ndryshe në tapetin e kuq të edicionit të 77-të “Emmy Awards 2025”, duke befasuar publikun me një ndryshim drastik në stil.
Këngëtarja shqiptare kishte zëvendësuar ngjyrën e zakonshme brune me reflektime bionde, me një bionde të plotë të ndritshme dhe balluke të shkurtra e të shkujdesura në pjesën e përparme.
Balluket i binin pak mbi sy, të kthyera lehtë anash për t’i dhënë fytyrës një kornizë të butë e sensuale, ndërsa pjesa tjetër e flokëve ishte kapur në një topuz elegant.

Ky transformim total në bjonde ndryshe nga reflektimet e zakonshme në flokët e saj brun i dha një shkëlqim të veçantë dhe një energji freskuese e joshëse pamjes së saj.
Rita nuk është e huaj për eksperimentet me pamjen. Në Fashion Awards 2024 në Londër, ajo mahniti me një prerje pixie-mullet, ndërsa në prill zgjodhi flokë të zinj korb me balluke ultra të shkurtra.

Ajo e shoqëroi me një çantë të artë Miu Wander dhe sandale me rripa argjendi, duke përfunduar një pamje që rrezatonte feminitet dhe klas.
Shkëlqimi i lëkurës së saj të hidratuar nën dritën e kamerave i dha një efekt rrezatues, duke e bërë të ndriçonte po aq sa statujat e arta të çmimeve “Emmy”.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj, Taika Waititi, i nominuar këtë vit për punën e tij në sezonin e fundit të “Reservation Dogs”, u paraqit i hijshëm me një smoking të bardhë elegant me detaje sateni dhe kravatë flutur, të kombinuar me këpucë klasike të zeza dhe syze me xhama të errët.
Në tapetin e kuq, Rita dhe Taika u shoqëruan edhe nga aktorja Cate Blanchett, e cila kishte luajtur në filmin “Thor: Ragnarok” të Taikas në vitin 2017.
Blanchett u shfaq me një fustan prej kadifeje që shpaloste një elegancë të përjetshme të stilit “Hollywood i vjetër”, por me një kthesë moderne dhe të guximshme.
Trioja tërhoqi gjithë vëmendjen e mbrëmjes, secili me stilin e vet unik Rita me transformimin e saj mahnitës, Cate me glamurin klasik dhe Taika me sharmin e tij karakteristik. Një paraqitje që vështirë të harrohet nga publiku dhe mediat.