Pas një viti të gjatë ndarjeje të pa komentuar publikisht, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj, dy nga figurat më të dashura për publikun shqiptar, janë parë së fundmi sërish pranë njëri-tjetrit. Dyshja mori pjesë në të njëjtin event muzikor, gjatë koncertit të këngëtarit Dren Abazaj, duke ndezur menjëherë spekulimet për një rikthim të mundshëm të romancës së tyre.

Edhe pse nuk janë fotografuar bashkë, disa video virale tregojnë qartë se të dy ndodheshin në të njëjtin ambient, ndërsa fansat pretendojnë se kanë vënë re edhe një komunikim “me sy” mes moderatores dhe aktorit, që s’mund të kalojë pa u vënë re. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një rastësi apo për hapa të parë drejt një afrimi të ri.
Kujtojmë se zërat për ndarjen e tyre nisën verën e kaluar, kur Heidi mungoi në urimin publik për ditëlindjen e Romeos. Pak më vonë, ata i fshinë të gjitha fotot e përbashkëta nga rrjetet sociale, duke i dhënë fund zyrtarisht lidhjes së tyre për ndjekësit. Megjithatë, fakti që ata ende ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, vijon të lërë vend për dyshime dhe shpresa te fansat.
A është ky fillimi i një kapitulli të ri për Heidi dhe Romeon? Koha do ta tregojë.