Pesë vite pas rikthimit në elitë, Flamurtari po përgatit një revolucion që mesa duket do fillojë nga stoli. Shpëtim Duro, Gentian Mezani apo edhe Gianni De Biasi janë emrat e lakuar për stolin e trajnerit.
Gianni De Biasi mund të vishet sërish me uniformën kuqezi të stërvitjes, por këtë herë jo me atë të Kombëtares, por me ngjyrat e Flamurtarit. Në Vlorë janë duke kërkuar për një trajner që mund ta bëjë ekipin të jetë në zonën e garës për titullin kampion dhe Sinan Idrizi e ka treguar se nuk kursehet.
Pesë vite pas rikthimit në elitë, vlonjatët po përgatisin një revolucion që mesa duket do fillojë nga stoli. Shpëtim Duro, Gentian Mezani apo edhe Gianni De Biasi janë emrat e lakuar për stolin e trajnerit.
Mesa duket pista më e largët, por jo e pamundur do ishte ajo e Gianni De Biasi. Me njohje të shumta në sferën ndërkombëtare, nuk do ishte çudi që nëse “Mister Euro 2016” firmoste në Vlorë, të ishin të shumta afrimet big.
Vlonjatët kanë nisur punën, emrat janë kontaktuar dhe letrat ndodhen në tryezë. Do jenë ditët e ardhshme ato që do vendosin për trajnerin që do drejtojë kuqezinjtë në elitë.