NEW YORK — Ylli botëror i muzikës dhe modës, Rihanna, ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, duke e bërë publik lajmin gjatë ngjarjes më të madhe të modës, Met Gala 2025.
E veshur me stilin që e karakterizon dhe me barkun e rrumbullakosur të dukshëm, 37-vjeçarja buzëqeshi para kamerave në tapetin e kuq, duke konfirmuar zërat për shtatzëninë. Partneri i saj, reperi i njohur A$AP Rocky (emri i vërtetë: Rakim Mayers), u shfaq përkrah saj dhe falënderoi gazetarët për urimet.
“Është koha t’u tregojmë njerëzve se çfarë po përgatisnim,” tha ai me një buzëqeshje krenare. “Faleminderit, faleminderit, faleminderit. Jam i lumtur që të gjithë janë të lumtur për ne, sepse ne jemi padyshim të lumtur.”
Çifti ka tashmë dy djem: RZA, i lindur në maj 2022, dhe Riot, i lindur në gusht 2023. Me këtë lajm, Rihanna dhe A$AP Rocky pritet të bëhen prindër për herë të tretë brenda më pak se katër vitesh.








