Pas publikimit të rezultateve të votimit elektronik në Vorë dhe në njësinë nr. 10 të Tiranës, janë shpallur votat personale për kandidatët në listat e hapura të Partisë Demokratike. Midis emrave që kanë kryesuar këtë listë, spikat edhe Jorida Tabaku, e cila ka marrë një mbështetje të madhe nga votuesit.
Gjithashtu rezultatet treguan se kandidatët më të votuar në Partinë Demokratike janë Ilir Alimehmeti, Myslim Murrizi, Asllan Dogjani dhe Loranca Hoxha. Megjithatë, ajo që bie në sy është suksesi i Jorida Tabakut, e cila, ndonëse u vendos në listat e hapura dhe përballë skepticizmit të shumëkujt, arriti të sigurojë një numër të lartë votash, duke u renditur ndër më të votuarit.
Ky sukses është fryt i një fushate të gjatë dhe të palodhur, ku Jorida ka dëshmuar se është e përkushtuar, e afërt me qytetarët dhe, mbi të gjitha, e sinqertë dhe autentike. Ajo ka qenë vetvetja në çdo hap dhe kjo ka fituar zemrat e votuesve.
Rezultati i saj konfirmon jo vetëm mbështetjen që gëzon nga qytetarët, por edhe faktin se puna e saj dhe angazhimi për komunitetin kanë marrë një vlerësim të merituar. Jorida Tabaku ka dëshmuar se është një zë i rëndësishëm dhe i besueshëm në politikën shqiptare.