FLASH :

Rezart Veleshnja trondit me deklaratën : “Kam kapur dy aktorë të ‘Portokallisë’ duke bërë seks bashkë”

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale pas një deklarate të papritur dhe shumë të drejtpërdrejtë gjatë intervistës së tij në emisionin “Andale”.

Gjatë bisedës, Veleshnja rrëfeu një ngjarje të ndodhur vite më parë pas skene në spektaklin e humorit “Portokalli”, ku sipas tij ka qenë dëshmitar i një momenti intim mes dy kolegëve të tij aktorë.

“Kam kapur nja dy duke bërë seks bashkë. Ishim brenda Portokallisë. Ishte i përhershëm ky muhabet. Nuk jau them emrat se i prishim punë, ndahen nga familja,” u shpreh ai, duke nënvizuar se nuk ka dëshiruar të ndërhyjë në jetën personale të askujt për të mos krijuar probleme familjare.

Deklarata ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke ndezur debatin për etikën, privatësinë dhe prapaskenat e personazheve të njohur publikë. Ndonëse Veleshnja nuk ka përmendur emra, komenti i tij ka shtuar ndjeshëm kuriozitetin dhe spekulimet mbi marrëdhëniet mes aktorëve të “Portokallisë”.

Nuk është hera e parë që Rezart Veleshnja tërheq vëmendjen me deklarata të guximshme, por kjo e fundit ka ngjallur një stuhi reagimesh dhe komentesh të përziera, ndërsa vetë aktori nuk ka reaguar më tej pas publikimit të intervistës.