Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kukësit, si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, ka humbur jetën në vendngjarje një nga drejtuesit e mjeteve tip Benz, shtetasi me inicialet N. S.
Fatkeqësisht, mëngjesin e sotëm është konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe një nga pasagjerët e përfshirë në aksident, i cili ishte transportuar në spital në gjendje të rëndë. Viktima e dytë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi Zek Ngjeçi.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.