Dita e 4 gushtit ka regjistruar një rekord historik për Rinasit dhe Tirana International Airport, që i bashkangjitet shifrave të larta që regjistron Shqipëria edhe në nivel kombëtar me numrin e vizitorëve dhe turistëve
Aeroporti i Rinasit regjistron rekordin historik në trafikun më të lartë të udhëtimeve ajrore.
Ka qenë pikërisht data 4 Gusht dita me trafikun më të lartë në historinë e Tirana International Airport.
Me 298 fluturime dhe 50892 pasagjerë që kaluan nëpër terminal. E krahasuar me ditën kulmore të vitit të kaluar (16 gushtin 2024) janë mbi 40 fluturime dhe mbi 6 mijë pasagjerë më shumë.
Lajmin e konfirmon vetë TIA me një postim në rrjetin social Facebook.
“Misioni ynë i përhershëm mbetet i njëjti: të lidhim Shqipërinë me botën. Një mirënjohje e veçantë për skuadrën tonë dhe punën e jashtëzakonshme që bëjnë çdo ditë. Dhe për pasagjerët tanë: faleminderit që zgjidhni TIA-n”, shkruan kompania.
Shqipëria ka njohur rritje të vizitorëve dhe turistëve nga të gjitha pikat kufitarevitet e fundit dhe veçanërisht këtë vit, ku pritet të regjistrohet një tjetër rekord. Vitin e kaluar numri shkoi deri në 12 milionë vizitorë.
