Dy reklama të markës së modës Zara janë ndaluar për shkak të modeleve që dukeshin “jashtëzakonisht të dobëta”.

Autoriteti i Standardeve të Reklamimit (ASA) tha se hijet dhe modeli flokëve topuz të mbledhur mbrapa e bënin një modele të dukej “e dobët”, ndërsa poza dhe dizajni i prerjes së ulët i një këmishe në një imazh tjetër tregonin klavikulat e theksuara të modeles.
Autoriteti vendosi që reklamat nuk duhet të shfaqen përsëri në formën e tyre aktuale dhe se Zara duhet të sigurojë që të gjitha imazhet e saj të jenë përgatitur me përgjegjësi.
Zara i ka hequr reklamat dhe tha se të dyja modelet në fjalë kishin certifikatë mjekësore që vërtetonte se ishin në gjendje të mirë shëndetësore kur u bënë fotot.
Dy reklamat e ndaluara u shfaqën më parë në aplikacionin dhe faqen e internetit.
Në korrik, një reklamë nga Marks & Spencer u ndalua sepse modelja dukej “jashtëzakonisht e dobët”.