Instagram ka prezantuar tre veçori të reja që theksojnë më shumë ndërveprimin shoqëror mes përdoruesve:
Reposts – Tani mund të rishpërndash publikisht Reels dhe postime nga krijues të tjerë. Këto do shfaqen në një tab të ri në profil dhe në rekomandimet për miqtë. Sipas Adam Mosseri, kjo veçori është kërkuar prej vitesh dhe do t’i japë më shumë vlerësim krijuesve origjinalë.
Friend Map – Një hartë “opt-in” si Snap Map, që tregon vendndodhjen e miqve të afërt (jo në kohë reale), bazuar në herën e fundit që kanë hapur aplikacionin. Vendndodhja ndahet vetëm me listën e miqve të zgjedhur.
Friends Feed në Reels – Një tab i ri që tregon Reels që miqtë e tu kanë pëlqyer, komentuar apo repostuar, për të zbuluar më shumë rreth interesave të tyre.
Mosseri thotë se qëllimi është ta bëjnë Instagram jo vetëm argëtues, por edhe më të afërt dhe shoqëror.
Por ndërkohë që rrjeti po afrohet me veçoritë e TikTok dhe Snapchat, duket se po largohet gjithnjë e më shumë nga rrënjët e tij si aplikacion për foto.