FLASH :

Rasti i Mozzik, reagon sërish Getinjo: Asnjëri nuk e di hallin e tjetrit

Polemikat e ditëve të fundit mes Mozzik dhe Vetëvendosjes nuk kanë kaluar pa reagime edhe nga familja. Vëllai i tij, reperi Getinjo, zgjodhi rrjetet sociale për të shpërthyer ndaj presionit që, sipas tij, po u bëhet artistëve.

“Është e lehtë me ba hajgare në internet,” shkruan ai, “por askush nuk e di hallin dhe presionin e tjetrit. Ne nuk bëjmë lojëra me veten.”

Me një ton të drejtpërdrejtë, Getinjo e quajti të turpshme që një kabinet apo një ministri merret me një djalë të ri, i cili, siç thotë ai, “krejt çfarë ka, i ka fituar me punë, me fakte bankare dhe letra origjinale”.

Në mesazhin e tij, reperi thekson se shteti është themel i çdo qytetari dhe se respekti ndaj tij është i panegociueshëm. Por, sipas tij, pushteti nuk duhet të bëhet maskë për të frikësuar të rinjtë që punojnë dhe synojnë suksesin.

“Punoni, mos u ndalni, mos u frikësoni prej askujt në këtë jetë”, është thirrja që Getinjo i adresoi ndjekësve të tij, duke kthyer debatin politik në një apel motivues për rininë.

Reagimi i plotë:

“Euforik dhe shumë të ngutshëm secili nëpër faqe dhe portale interneti. Por asnjëri nuk e di hallin e tjetrit dhe presionin e tjetrit. Krejt mundeni të bëni hajgare me secilin, por ne nuk bëjmë hajgare me veten as edhe një herë.

Marre një kabinet komplet dhe një ministri me u marr me një artist të muzikës një djalë të ri që krejt paratë i ka bërë me punë dhe me fakte bankare e letra origjinale.

Shteti është baza e çdo qytetari, ne e duam shtetin, por janë disa persona që pozita i bën me mendu që janë Zot haha eh që nuk janë bre valla.

Zoti ju ruajt të dashur njerëz, punoni dhe kurrë mos u ndalni edhe mos u frikësoni prej askujt në këtë jetë”.