FLASH :

Rama uron Kurtin për fitoren në zgjedhje: Uroj që mandati të kthehet në sukses për Kosovën dhe marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve tona

Kryeministri Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, shkruan Rama.