Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në “Facebook”, ku tregon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje që kanë zaptuar hapësirat publike.
Në postimin e tij, Rama thekson se ky proces është pjesë e nismës për transformimin urban të vendit, të cilën e quan “Rilindja Urbane 2.0”.
“Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0”, ka shkruar Rama.