FLASH :

Rama publikon lokalin e bërë fije-fije në Tiranë, pronari rrahu mbështetësin e tij

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjete sociale një video ku shfaqet lokali “Stokholm” i shkatërruar plotësisht, duke e cilësuar rastin si “një shembull të qartë të dhunës dhe arrogancës që nuk duhet toleruar”.

Pamjet e lokalit të bërë “fije-fije” mund të shikohen në videon e publikuar nga vetë Kryeministri, i cili, sipas burimeve, ka ndërhyrë për prishjen e tij pas konfliktit të pronarit të “Stokholm”-it me pronarin e lokalit “Tokyo” në zonën e Delijorgjit. Ky i fundit njihet si një mbështetës i Ramës, i favorizuar në tendera dhe marrëdhënie të afërta me pushtetin, ndërsa gjithashtu është edhe pronar i truallit në fjalë.

Sipas informacioneve, përplasja mes dy biznesmenëve nisi fillimisht me një konflikt verbal, por shpejt degjeneroi në dhunë fizike. Çështja mori përmasa politike, pasi pronari i “Stokholm”-it akuzohet se ka sulmuar një mbështetës të afërt të Kryeministrit.

Publikimi i videos nga Rama shihet nga analistët si një mesazh kundër dhunës, por njëkohësisht edhe si një formë goditjeje politike, duke nxjerrë në pah rivalitetin e fortë që ekziston mes bizneseve të natës në kryeqytet. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.