FLASH :

Rama mbledh sot në orën 10:00 grupin parlamentar të PS, nesër kryebashkiakët

Pas mbledhjes qeveritare të mbajtur disa ditë më parë në Vilën e Kuqe, kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Takimi do të zhvillohet në pallatin e Brigadave në orën 10:00 dhe pritet të përfundojë në orën 15:00.

Ndërkohë një ditë më pas (17 janar) burime për Report Tv bëjnë me dije se kreu i qeverisë do të mbledhë në Golem kryetarët e bashkive.

Këto mbledhje janë në kuadër të bilancit të punës së kryer si dhe për hartimin e planit të punës për 12 muajt e ardhshëm.

Gjithashtu mbledhjet zhvillohen disa ditë përpara hapjes së sezonit parlamentar për vitin 2026, që do të nisë më datë 19 janar.

Axhenda

10:00 Hapja e Mbledhjes

Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

Raporti i Veprimtarisë së Komisioneve Parlamentare

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Bledar Çuçi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Evis Kushi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Eduard Shalsi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Iris Luarasi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Erion Malaj (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Fatmir Xhafaj (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore – Damian Gjiknuri (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale – Arbjan Mazniku (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Raporti nga Sekretari i Grupit mbi pjesëmarrjen e deputetëve në Seancat Plenare, Komisionet dhe Mbledhjet e Grupit.

13:30 – Konkluzione

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

15:00 – Mbyllja e Mbledhjes.