FLASH :

Rama kthehet në Spiropal: Edhe Perëndimi që ka avionë, prapë ka zjarre!

Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve, duke deklaruar se: “Edhe vendet e tjera që kanë shumë helikopterë dhe avionë më shumë se ne, prapë kanë zjarre, pra nuk është ky problemi.”

Dikur, Elisa Spiropali,kryetarja aktuale e Parlamentit, e cila e quante Ramën “Skënderbe”, për të shfajësuar bëmat e qeverisë dhe vetë Ramës, deklaronte se për kriminalitetin në Shqipëri nuk duhej të shqetësoheshim, sepse “Ka krime kudo nëpër botë, madje bëhen edhe filma nëpër Hollywood, nuk është vetëm Shqipëria”.

Tani, Rama duket sikur imiton refrenin e Spiropalit, që në fakt ai vetë e ka krijuar, pasi e vërteta është se Spiropali recitonte Ramën. Sot ai thotë se “Ja, zjarre ka edhe në vende të tjera të Perëndimit, por nuk kanë ç’ti bëjnë”. E gjithë kjo për të shfajësuar një qeveri që nuk ka ushtri funksionale, as flotë detare, as flotë ajrore, vetëm disa ushtarë profesionistë në mëshirë të fatit, dhe një Emergjencë Civile përtokë.

Kjo sepse qeveria vendosi që gjithë fondet t’i çonte te inceneratorët, ku u bë një mega korrupsion, ndërkohë që për emergjencat civile ku nuk ka shumë interesa ryshfetesh, u la gjithçka pas dore. Tani që Shqipëria po përballet me një katastrofë natyrore, Rama del dhe thotë se “edhe Greqia e Italia kanë flota ajrore për fikjen e zjarreve, por përsëri kanë zjarre”. Ky është një justifikim qesharak, që e bën Ramën të duket më keq se Spiropalja e tij.