FLASH :

Rama i vë tritolin Thethit, as Enver Hoxha nuk kishte guxuar kaq

Një ndërtesë trekatëshe në Theth u shemb me tritol, duke përmbyllur kështu aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në një prej destinacioneve turistike më të njohura të veriut të vendit. Forcat xheniere kishin vendosur lëndën shpërthyese nëpër kolonat e godinës për të bërë më tej shembjen e saj me shpërthim të kontrolluar.
As regjimi i diktatatori Enver Hoxha nuk kishte guxuar kaq shumë ndasj Thethianëve, edhe pse duhet thënë se ndërtesat ishin ngritur pa leje dhe në kundërshtim me ligjin.
Një aksion të tillë simbolik dhe mediatik por edhe tregim force, Edi Rama e ndërmori në nisje të qeverisjes së tij në vitin 2013, kur hodhi në erë pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë, ndërtesë e cila kishte hyrë brenda në det.