FLASH :

Rama I jep goditje Kinës në Shqipëri, arrestohet administratori i Bankers Petroleum

Policia e Fierit ka ndërmarrë sot një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën e nxjerrjes së naftës në Marinëz. Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar drejtori aktual i kompanisë, shtetas kinez, si dhe ish-drejtori Leonidha Çobo.

Operacioni policor është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Forcat e rendit, të shoqëruara nga një furgon i Tatimeve, janë parë të hyjnë në ambientet e kompanisë gjatë mesditës së sotme.

Burime zyrtare bëjnë me dije se veprimet hetimore vijojnë të jenë aktive, ndërkohë që ende nuk janë dhënë detaje mbi akuzat ndaj të arrestuarve.