Pamje të reja tregojnë momentin e sulmit iranian ndaj Tel Avivit në orët e para të 21 qershorit 2025. Një ndërtesë në Holon, në jug të Tel Avivit, u godit nga copëza raketash të lëshuara nga Irani gjatë valës së fundit të sulmeve.
Mediat izraelite raportojnë se një zjarr shpërtheu në çatinë e ndërtesës pas goditjes, por fatmirësisht nuk janë raportuar viktima apo të lënduar.
Ky incident është pjesë e një përshkallëzimi të rrezikshëm mes dy vendeve, që kanë shkëmbyer zjarr që nga e premtja e kaluar, kur Izraeli nisi një ofensivë të gjerë ushtarake kundër objektivave qeveritare dhe ushtarake në Iran.