FLASH :

“Raiffeisen Bank” përpiqet ti shpëtojë masës së vendosur nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave

Tirane – Raiffeisen Bank po përpiqet ti shpëtojë masës administrative të vendosur ndaj saj nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Procesi vazhdon tashmë në rrugë gjyqësore, ku pak ditë më parë palët kanë pasur seancën e radhës. 

Objekti i padisë në shqyrtim është kërkesa ku Raiffeisen Bank pretendon: Shfuqizimin e aktit administrativ, vendim i Drejtorise se Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave nr.56/3 prot. date 09.02.2017 ‘‘Per dhenie te mases administrative”.

Masa në fjalë është dhënë nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave pas parregullsive të konstatuara gjatë kontrollit të kryer ndaj Bankës Raiffeisen. 

Duke qenë se banka në fjalë nuk ka arritur ta rrëzojë aktin administrativ të penalizimit të saj nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, cështja ka vijuar deri në shkallët më të larta të gjyqësorit shqiptar ku shqyrtimi është ende në proces.

“Raiffeisen Bank” përpiqet ti shpëtojë masës

Faksimile e padise ne proces

Baza ligjore e ccështjes në shqyrtim është Lligji nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” (me ndryshime), nenet 4 dhe 27.

Neni 4 i ligjit në fjalë, parashikon vigjilencën që duhet të tregojnë bankat ndaj subjekteve të dyshuara, që në këtë rast duket se nuk ka ndodhur nga Raiffeisen Bank. 

Neni 4

Rastet kur kërkohet vigjilenca e duhur (ndryshuar shkronja “b”, nënndarja “i” e pikës 1 dhe pika 2 me ligjin nr. 10 391, datë 3.3.2011; ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 7.6.2012; zëvendësuar shprehje në shkronjën “b”, nënndarja “i” me ligjin nr. 33/2019, datë 17.6.2019; shtuar fjalë në shkronjën “c” me ligjin nr. 120/2021, datë 2.12.2021)

Subjektet duhet të marrin masat e vigjilencës së duhur ndaj klientit në rastet e mëposhtme:

a) para se të vendosin një marrëdhënie biznesi;

b) kur klienti, në raste të ndryshme nga ato të përcaktuara në shkronjën “a” të kësaj pike, kryen ose kërkon të kryejë: i) një transfertë brenda ose jashtë vendit apo një transaksion në një shumë të barabartë ose më të madhe se 100 000 (njëqind mijë) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të huaja, për subjektet e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “g” dhe “l” të nenit 3 të këtij ligji, si dhe subjektet e tjera që kryejnë shërbime transfertash, këmbimi valutor apo lojëra fati;

ii) një transaksion me një shumë të barabartë me jo më pak se 1 000 000 (një milion) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, kryer në një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhura me njëri-tjetrin. Nëse shuma e transaksioneve nuk dihet në kohën e veprimit, identifikimi duhet të kryhet sapo të bëhet e ditur shuma dhe të arrihet pragu i mësipërm;

c) kur ka dyshime për vërtetësinë ose përshtatshmërinë e të dhënave të identifikimit të marra më parë; ç) në të gjitha rastet, pavarësisht nga limitet e raportimit, të parashikuara në këtë nen, kur ka dyshime për pastrim parash ose financim të terrorizmit. 

Palë paditëse në këtë ccështje është SHOQERIA ”RAIFFEISEN BANK” SH.A që kërkon heqjen e masës ndërsa palë e paditur është DREJTORIA E PERGJITHSHME E PARANDALIMIT TE PASTRIMIT TE PARAVE e cila ka vendosur masën ndaj bankës dhe ka arritur ta argumentojë atë duke e lënë në fuqi deri në shkallën më të lartë të gjyqësorit.