FLASH :

Radhë e madhe për tu bërë drjtor në Bashkinë Vlorë, ja 129 aplikantët që duan postin e rëndësishëm

Në Bashkinë e Vlorës ka mbërritur një listë me plot 129 aplikantë që synojnë të bëhen drejtorë në institucione të ndryshme vendore. Në një vend si Shqipëria, ku çdo ditë flitet për shpopullim, emigrim dhe mungesë të fuqisë punëtore në sektorë jetikë si shëndetësia, arsimi dhe inxhinieria, dëshira për të zënë një post drejtues vazhdon të jetë thuajse mani kolektive.

Ndryshe nga vendet perëndimore ku të rinjtë synojnë karriera në profesione të vështira por me ndikim si mjek, inxhinier apo pedagog, në Shqipëri aspirata më e përhapur mbetet të bëhesh “drejtor”. Jo për përgjegjësinë apo kompetencën që kërkon roli, por për “emrin” dhe ndjesinë e pushtetit që ai sjell. Pavarësisht se vendi po boshatiset, listat për pozita drejtuesi vijojnë të jenë të fryra, me dhjetëra e qindra aplikime për çdo vend të lirë. Lista e siguruar pak ditë më parë për Vlorën përmbante vetëm një pjesë të aplikimeve, ndërkohë që numri është shumëfishuar brenda pak ditësh një tregues se gara për postin e “drejtorit” në Shqipëri është gjithmonë e ndezur.