FLASH :

Qytetarja kthehet nga Londra: Këtu për të mbështetur Agronin dhe erën e re të ndryshimit

Agron Shehaj është takuar së fundmi me një qytetare shqiptare krejt rastësisht, e cila ishte kthyer nga Londra vetëm për të mbështetur atë dhe partinë “Mundësia”. Ky gjest flet shumë për besimin që po fiton gjithnjë e më shumë kjo lëvizje tek shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.


E reja, e diplomuar në drejtësi në Universitetin e Vlorës dhe më pas me një master në “Të drejtë ndërkombëtare publike”, ka jetuar dhe punuar në Londër për disa vite. Ajo sapo ishte pranuar në një internship pranë një firme ligjore në Londër.


“Kur erdha për pushime, u takova me Barbarën, mikeshën time të vjetër. Ajo më foli për partinë ‘Mundësia’ dhe për atë që po ndërtonit. Pa u menduar gjatë i thashë: unë do të kthehem për zgjedhje dhe do të mbështes ty dhe Agronin. Kam ndjesinë që në Shqipëri po fryn një erë e re ndryshimi”, tha ajo.

Pasi foli me menaxherin në Londër dhe e informoi për vendimin e saj, u ndesh me mirëkuptim dhe mbështetje. Ai më tha se gjithmonë ka mundësi të ndërmjetme, dhe se e kupton rëndësinë e këtij vendimi.
Agron Shehaj e falënderoi përzemërsisht për këtë veprim: “Të falënderoj shumë, jam jashtëzakonisht mirënjohës. Ka shumë të tjerë si ti që po kthehen nga jashtë sepse besojnë tek ndryshimi. Ne duhet të punojmë së bashku që ky ndryshim të ndodhë.”


Gjithnjë e më shumë shqiptarë nga diaspora po tregojnë gatishmërinë për të kontribuar në vendin e tyre, duke u bashkuar me kauza që u japin shpresë dhe i ftojnë të jenë pjesë e një kapitulli të ri për Shqipërinë.