FLASH :

Qytetari tregon çudi në sheshin Skënderbej: Skënderbeu në miniaturë – “busti” i Ramës gjigand

Një qytetar ka shpërndarë një video nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, ku krahason bustin e heroit kombëtar me një instalacion që sipas tij përfaqëson kryeministrin Edi Rama. Në rrëfimin e tij, qytetari e cilëson këtë si një akt delirant, duke e krahasuar me praktikat e liderëve autoritarë si presidenti i Kazakistanit. Ai e mbyll reagimin e tij me fjalët: “Turp për kombin tonë!”.

“Ja ku është busti i Skënderbeut në sheshin e Tiranës dhe diagonal me të gjendet ‘statuja’ e delirantit tonë të Surrelit, Edi Rama. Mund ta krahasojmë me presidentin e Kazakistanit, sepse edhe ai ka bërë një gjë të tillë për veten e vet nga deliri. Turp për kombin tonë!” – shprehet ai.