Gjashtë kandidatë kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke u tërhequr zyrtarisht nga gara elektorale.
Tërheqjet prekin disa forca politike, përfshirë koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” të Endri Shabanit, Partinë Social Demokrate (PSD) të Tom Doshit dhe “Lëvizjen Bashkë” të Arlind Qorit.
Nga kandidatët e dorëhequr, tre i përkasin koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” të Shabanit, një në Kukës dhe një në Korçë, ndërsa dy janë nga PSD e Tom Doshit, në Berat dhe Durrës. Po ashtu, është dorëhequr një kandidat i “Lëvizjes Bashkë” në Korçë.
Në arsyet e dorëheqjes, shumica e kandidatëve kanë përmendur problemet shëndetësore.
Lista e kandidarëve që janë tërhequr dhe arsyet:
• Averdi Syla (Nisma Shqipëria Bëhet, Kukës) – Arsye shëndetësore
• Hyda Kuci (PSD, Berat) – Arsye shëndetësore
• Joan Sotir (Nisma Shqipëria Bëhet, Korçë) – Arsye shëndetësore
• Daniela Alite (PSD, Durrës) – Arsye shëndetësore
• Xhilda Boçari (Lëvizja Bashkë, Korçë) – Arsye shëndetësore
• Edi Piring (ADR, Korçë) – Arsye familjare





