FLASH :

Qeveria prezanton “Diellën”/ Por të gjithë shohin vetëm portretin e Linda Ramës!

Pas prezantimit nga Kryeministri Edi Rama të ministrisë më të re, “Diella” një strukturë digjitale pa ministri dhe pa përgjegjësi politike vëmendjen në rrjet e ka marrë jo funksioni i saj, por pamja vizuale e “Diellës”, e cila sipas shumë komentuesve ngjan dukshëm me bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama. Figura e krijuar për të përfaqësuar “ministren digjitale” ka tipare të buta, elegante dhe të ngjashme me portretin e zonjës Rama, duke ngjallur reagime dhe ironi për një ministre “pa trup, pa zë, por me fytyrë të njohur”.